Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

‘Mjegulla e trurit’, dukuria e pazakontë që zgjat me muaj te personat që kanë kaluar Covid-19

‘Mjegulla e trurit’, dukuria e pazakontë që zgjat me muaj te personat që kanë kaluar Covid-19

14:39, 24/10/2021
A+ Aa A-

Pacientët e infektuar me Covid-19, mund të vuajnë për muaj me radhë nga “Mjegulla e trurit”, madje një dukuri e tillë është vënë re edhe te personat që nuk kanë qenë të shtruar në spital, sipas një studimi të ri.

Mjegulla e trurit nuk është diagnozë, sëmundje apo çrregullim, sipas Dr. Sabina Brennan, një neuro shkencëtare dhe autore e librit “Beating Brain Fog”.

Ky fenomen, njihet ndryshe si lodhje mendore. Hulumtimi, i botuar në revistën “JAMA network Open”, zbuloi se gati e një e katërta e pacientëve me Covid-19 kishin probleme me kujtesën dhe pacientët e shtruar në spital kishin më shumë gjasa të përjetonin probleme të tilla pas infektimit më Covid.

Madje sipas një hulumtimi, të botuar në prill në revistën “Lancet Psychiatry”. Madje 1 në 3 persona me Covid-19 kishin simptoma neurologjike.

“Edhe pse shumica e njerëzve me Covid-19 përmirësohen brenda javësh pas infektimit, disa njerëz përjetojnë ende simptoma pas Covid-19", thekson CDC.

Studimi i ri përfshiu të dhëna, nga prilli 2020 deri në maj 2021, për 740 pacientë me Covid-19. Mosha mesatare e pacientëve ishte 49.

Midis të gjithë pacientëve, studiuesit zbuluan se 15% kishin probleme në rrjedhshmërinë e të folurit; 16% probleme të funksioneve ekzekutive; 18% në aftësitë njohëse; 20% në aftësinë e tyre për të përpunuar kategori ose lista; 23% probleme të kujtesës.

“Lidhja e COVID-19 me funksionimin ekzekutiv ngre pyetje  në lidhje me trajtimin afatgjatë të pacientëve,” theksojnë studiuesit”. Studimet e ardhshme janë të nevojshme për të identifikuar faktorët e rrezikut dhe mekanizmat që qëndrojnë në themel të mosfunksionimit kognitiv, si dhe mundësitë për rehabilitim”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco