Mitet e zakonshme për kancerin e gjirit: Përdorimi i antidjersës nuk është i rrezikshëm

Mitet e zakonshme për kancerin e gjirit: Përdorimi i antidjersës nuk është i rrezikshëm

09:32, 21/10/2021
A+ Aa A-

Tetori është muaji në të cilin festohet ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit. 

Zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është thelbësor për trajtimin.

Fatkeqësisht, ka mite të përhapura që e bëjnë publikun të keqinformuar.

Trajtimi dhe teknologjia kanë përparuar, po kështu edhe shkalla e mbijetesës.

 Tani 78 për qind e njerëzve të diagnostikuar me kancer gjiri mund të jetojnë 10 vjet ose më shumë, që është pothuajse dyfishi i shkallës së mbijetesës në vitet 1970, raporton Healthy Magazine. 

Pavarësisht përparimit, informacioni i pasaktë mund të çojë në dyshime.

Miti: Ekzaminimi mamografik (zbulimi i hershëm) i kancerit të gjirit nuk duhet të bëhet

Argumentohet se gratë nuk duhet t'i nënshtrohen procedurave "të panevojshme" pas shqyrtimit sepse ato mund të çojnë në një biopsi. 

Sidoqoftë, ka dëshmi në rritje se shqyrtimi shpëton jetë. Programi i Shqyrtimit të Gjirit të NHS vlerësohet të shpëtojë 1,400 jetë në Angli çdo vit.

Miti: Vetëm gratë sëmuren nga kanceri i gjirit

Edhe pse shanset janë të vogla, burrat gjithashtu mund të sëmuren.

 Më pak se një përqind e rasteve ndodhin tek meshkujt. Vlerësohet se rreth 2,650 burra do të diagnostikohen këtë vit, dhe vlerësohet se 530 prej tyre do të vdesin.

Miti: Ushqimi do t'ju shpëtojë

Pothuajse nuk kalon një javë pa informacion për ushqimin që supozohet se do të zhdukë kancerin, qoftë brokoli, boronica apo ndonjë erëz. 

Sidoqoftë, ndikimi i dietës në rrezikun e sëmundjes është shumë i vështirë për t'u përcaktuar. 

Duhet t’i hani patjetër, por vetëm si pjesë e një diete të shëndetshme.

Miti: Ushqyerja me gji zvogëlon rrezikun e sëmundjeve

Ushqyerja me gji ofron një formë mbrojtjeje sepse sa më gjatë të ushqeni me gji dhe sa më shumë shtatzëni të keni, aq më pak jeni të ekspozuar ndaj estrogjenit i cili mund të stimulojë qelizat e kancerit të gjirit dhe t'i bëjë ato të rriten. 

Por përqindja e uljes së rrezikut është shumë e vogël.

Miti: Përdorimi i ilaçeve kundër djersës është i rrezikshëm

Nuk ka asnjë dëshmi që lidh klorur alumini (që gjendet tek antiperspirantët) me kancerin e gjirit. 

Nëse akoma nuk doni të përdorni produkte që nuk përmbajnë klorur alumini, keni në dispozicion një numër të madh të llojeve të tjera të deodorantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco