Pandemia/ Rekomandimet e Komitetit: Brenda tetorit nis vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë

Pandemia/ Rekomandimet e Komitetit: Brenda tetorit nis vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë

17:58, 20/10/2021
A+ Aa A-

Brenda tetorit dhe në Shqipëri do të nisë aplikimi i dozës së tretë të  vaksinës anti COVID për personat mbi 60 vjeç, ata me sëmundje të caktuara dhe grupet më të rrezikuara.

Komitetit i Imunizimit dhe Vaksinimit ka rekomanduar nxjerrjen e udhëzimeve të detajuara.   Anëtarja e tij, mjekja Aida Bushati, tregon arsyet e këtij vendimi.

Doza e tretë anti COVID mund të aplikohet gjashtë muaj pas së dytës ndërkohë që nuk përjashtohen as kombinimet mes vaksinave.

Para marrjes së saj mjekja Bushati sugjeron kryerjen e testit të antitrupave dhe konsultën me mjekun.

Komiteti i Imunizmit ka rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje shoqëruese.

Anetarja e Komitetit Aida Bushati shpjegon se dozat anti COVID nuk bien ndesh me kalendarin e vaksinave të tjera.

Pas rekomandimit të Komitetit të Imunizmit dhe Vaksinimit pritet vendimi i Komitetit Teknik dhe urdhëri i ministres së Shëndetësisë./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco