Zbulohet varianti i ri ‘Delta+’ i Covid në Londër

Zbulohet varianti i ri ‘Delta+’ i Covid në Londër

12:49, 20/10/2021
A+ Aa A-

Autoritetet britanike po mbajnë nën mbikqyrje një variant të ri të koronavirusit që mund të kapërcejë mbrojtjen që gjenerojnë vaksinat aktuale.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin ‘Delta Plus’, një mutacion i variantit Delta me origjinë në këtë vend që po rrit numrin e të infektuave në Britaninë e Madhe.

Sipas një raporti të agjencisë britanike për sigurinë shëndetësore, ‘Delta Plus’ ka një transmetueshmëri 10% më të lartë se mutacioni i mëhershëm Delta, që në vetvete ishte varianti me përhapjen më të shpejtë i njohur deri më sot.

Kjo mund të çojë në shtimin e të shtruarve në spitale dhe mund të rrezikojë një emergjencë të re shëndetësore, që mund të rrisë edhe numrin e të vdekurve.

Të paktën 6% e infektimeve janë me ‘Delta Plus’, thuhet në raport. Varianti me kodin AY.4.2 u zbulua që në muajin Korrik dhe prej atëherë mbahet nën mbikëqyrje si një mutacion i mundshëm dominant. Infektimet në Britaninë e Madhe janë aktualisht në nivelet më të larta që prej mesit të Korrikut, kur u shënua kulmi i të prekurve me variantin Delta.

Nuk përjashtohet mundësia që rikthimi i shifrave të larta të infektimeve të ketë lidhje me qarkullimin e mutacionit Delta Plus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco