Hulumtimi: Kimikatet në produkte të ndryshme të lidhur drejtpërdrejt me vdekjen e parakohshme

Hulumtimi: Kimikatet në produkte të ndryshme të lidhur drejtpërdrejt me vdekjen e parakohshme

16:49, 17/10/2021
A+ Aa A-

Kimikatet sintetike të quajtura ftalate, të cilat gjenden në produkte të ndryshme të konsumit si kuti ushqimi, shampo, kozmetikë, parfume, madje edhe lodra për fëmijë, mund të shkaktojnë 91,000 deri në 107,000 raste të vdekjeve të parakohshme në vit.

Vdekjet e shkaktuara nga ftalatet kryesisht ndodhin tek njerëzit e moshës 55 deri në 64 vjeç, dhe vdekjet paraprihen nga sëmundjet kardiovaskulare, raporton CNN.

Ky hulumtim, i kryer në SHBA, u botua në revistën "Ndotja e Mjedisit".

Hulumtimi është bërë pjesë e një baze të dhënash në rritje mbi ndikimin e plastikës në trupin e njeriut.

"Kjo tregon se sa e nevojshme është në të vërtetë zvogëlimi ose ndalimi i përdorimit të plastikës," tha autori kryesor i hulumtimit, Dr. Leonardo Trasand, profesor i pediatrisë, mjekësisë mjedisore dhe shëndetit publik në "NIU Langone Healt h"në Nju Jork.

Ftalatet tashmë dihet se ndërhyjnë në mekanizmin e prodhimit të hormoneve në trup, i njohur si sistemi endokrin. 

Ato lidhen me problemet zhvillimore, riprodhuese, neurologjike, imunologjike dhe probleme të tjera, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor.

Sipas Institutit, edhe çrregullimet e vogla hormonale mund të shkaktojnë probleme serioze zhvillimore. 

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur ftalatet me problemet riprodhuese, astmën, kancerin dhe obezitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco