Habit kompania japoneze, paraqet vaksinën anti-covid të prodhuar nga duhani

Habit kompania japoneze, paraqet vaksinën anti-covid të prodhuar nga duhani

13:49, 13/10/2021
A+ Aa A-

Kompania japoneze synon të paraqesë deri në fund të vitit 2021 një kërkesë tek autoritetet kompetente të Kanadasë për të miratuar vaksinën e saj kundër koronavirusit , e cila vjen nga një bimë e familjes së duhanit. 

Sipas krijuesve të vaksinave, është më e lirë dhe më e lehtë për tu transportuar dhe ruajtur sesa vaksinat e tjera.

Kompania me qendër në Osaka pret që kërkesa globale për vaksinat e koronavirusit të mbetet e lartë në të ardhmen pasi llojet e reja të virusit vazhdojnë të shfaqen. 

Kjo është arsyeja pse kjo kompani shpreson të ketë mundësinë për të depërtuar në një treg të madh që deri më tani dominohet nga Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

"Ne mendojmë se ia vlen të zgjerojmë opsionet tona të vaksinave," tha Tosifumi Tanta, kreu i zhvillimit të vaksinave në Mitsubishi Tanabe Pharma, sipas Financial Times.

Deri më sot, asnjë vaksinë me origjinë bimore nuk është miratuar për përdorim te njerëzit.

 Por përkrahësit e këtyre vaksinave thonë se ato janë një zgjidhje tërheqëse sepse gjethet e bimës rriten shpejt, gjë që përshpejton procesin e prodhimit dhe ul koston e prodhimit të vaksinave. 

Falë zhvillimit të tyre më të shpejtë gjithashtu, është e mundur të zhvillohen vaksina të adaptuara kundër shtameve të reja patogjene me një ritëm më të shpejtë. 

Ndërsa një vaksinë tradicionale e gripit kërkon rreth tetë muaj deri në një vit për tu prodhuar, vaksinat bimore mund të prodhohet në vetëm pesë deri në tetë javë.

 Përveç kësaj, vaksinat bimore nuk kërkojnë temperatura shumë të ulta dhe mund të ruhen në një temperaturë prej dy deri në tetë gradë Celsius.

Gjithashtu, sipas kreut të zhvillimit të vaksinave në Japoni, vaksina është e sigurt dhe, siç ka treguar deri më tani prova klinike ndërkombëtare , nuk shkakton efekte anësore serioze . 

Vaksina bimore përfshin grimca të ngjashme me virusin që e imitojnë atë në trup pa përdorur një virus të gjallë.

Kompanitë farmaceutike japoneze deri më tani kanë mbetur prapa në garën e zhvillimit të vaksinave Covid-19, dhe me këtë vaksinë aspiron ta ndryshojë atë pamje. 

Pyetja, megjithatë, sipas analistëve, është se deri në çfarë mase publiku do të bindet të bëjë një vaksinë me bazë bimore, pasi ato nuk janë prodhuar dhe testuar në masë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco