Pesë organe në shëndetin e të cilave ndikon gjëndra tiroide

Pesë organe në shëndetin e të cilave ndikon gjëndra tiroide

15:34, 03/10/2021
A+ Aa A-

Është mirë e njohur që tiroidet kontrollojnë metabolizmin, dhe vetvetiu edhe peshën. Mirëpo, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme në trup!

Hormonet kryesore të cilat i tajit gjëndra tiroide janë triodtironina (T3) dhe tiroksina (T4). Mirëpo, gjëndra tiroide ndikon edhe në pesë organe të rëndësishme në trup.

Zemra

Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë në pulsin dhe ndihmojnë në kontrollin e qarkullimit të gjakut duke relaksuar anët e enëve të gjakut.

Vezoret

Hormonet e gjëndrës tiroide ndikojnë edhe në ciklin menstrual. Niveli i çrregulluar i hormoneve shkakton menstruacione dhe ovulacion të çrregullt.

Eshtrat

Hormonet e gjëndrës tiroide drejtojnë shpejtësinë me të cilën zbërthehen indet e vjetra eshtërore. Nëse ai proces është i shpejtuar, indet e vjetra shkatërrohen para se të mundë të zëvendësohen, gjë që çon në osteoporozë.

Truri

Niveli i ulët i hormoneve të gjëndrës tiroide rezulton me harresë, probleme me përqendrim dhe depresion. Fatmirësisht, këto probleme mund të zgjidhen me terapi hormonesh sintetike.

Lëkura

Nëse gjëndra tiroide nuk është mjaftueshëm aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i refuzon qelizat e lëkurës me ritëm normal. Qelizat e këtilla të grumbulluara shkaktojnë thatësi të lëkurës pa shkëlqim. Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco