Shihet si shpresë për parandalimin e vdekjeve nga COVID, ja sa kushton pilula Merck

Shihet si shpresë për parandalimin e vdekjeve nga COVID, ja sa kushton pilula Merck

13:04, 02/10/2021
A+ Aa A-

Një ilaç për trajtimin e COVID-19, prodhuar nga kompanitë Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics ka përgjysmuar rrezikun e vdekjes apo të shtrimit në spital nga coronavirusi, sipas rezultateve të një studimi.

Kompanitë kanë bërë të ditur se do të aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur për autorizim emergjence nga Administrata e Barnave dhe Ushqimeve (FDA), duke shtuar se e kishin ndërprerë herët rekrutimin për studimin e tyre për shkak se rezultatet ishin shumë pozitive.

Kompanitë thanë se do të kërkonin autorizim edhe nga rregullatorët kudo në botë.

Nëse e marrin autorizimin, ilaçi i tyre, molnupiravir, do të jetë ilaçi i parë antiviral në treg i dizenjuar posaçërisht për trajtimin e pacientëve të COVID-19.

Dhe së fundmi sipas Reuters kompania ka një kontratë me qeverinë amerikane për ta furnizuar me 1.7 milion kura të molnupiravir me një çmim prej $ 700 për kurë.

Ende nuk dihet nëse ky çmim do të jetë i njëjtë në vendet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco