Prodhohet ilaçi i parë posaçërisht kundër Covid-19

Prodhohet ilaçi i parë posaçërisht kundër Covid-19

16:17, 01/10/2021
A+ Aa A-

Një ilaç për trajtimin e COVID-19, prodhuar nga kompanitë Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics ka përgjysmuar rrezikun e vdekjes apo të shtrimit në spital nga coronavirusi, sipas rezultateve të një studimi.

Kompanitë bënë të ditur sot në mëngjes se do të aplikojnë sa më shpejt të jetë e mundur për autorizim emergjence nga Administrata e Barnave dhe Ushqimeve (FDA), duke shtuar se e kishin ndërprerë herët rekrutimin për studimin e tyre për shkak se rezultatet ishin shumë pozitive. Kompanitë thanë se do të kërkonin autorizim edhe nga rregullatorët kudo në botë.

Nëse e marrin autorizimin, ilaçi i tyre, molnupiravir, do të jetë ilaçi i parë antiviral në treg i dizenjuar posaçërisht për trajtimin e pacientëve të COVID-19.

Testimi me tri faza përfshiu 775 pacientë të rritur në rrezik e të pashtruar në spital, me simptoma të buta deri të moderuara. Një analizë paraprake zbuloi se ilaçi reduktoi në mënyrë domethënëse rrezikun e vdekjes apo të shtrimit në spital.

Kompanitë bënë të ditur se 7.3% e pacientëve të trajtuar me molnupiravir u shtruan në spital brenda 29 ditëve, krahasuar me 14.1% pacientëve të trajtuar me placebo.

Asnjë nga pacientët që morën molnupiravir nuk vdiq, krahasuar me tetë vdekje midis pacientëve që u trajtuan me placebo.

Të gjithë pjesëmarrësit në testim kishin të paktën një faktor rreziku – si obezitet, sëmundje zemre, moshë të vjetër – çka e bënte të mundshme që të degradonin në raste të rënda të Covid-19, bënë të ditur kompanitë.

Merck dhe Ridgeback thanë se molnupiravir shfaqi efikasitet të vazhdueshëm kundër varianteve Delta, Gamma dhe Mu të coronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco