Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Studimi: Një e treta e të shëruarve nga koronavirusi kanë të paktën një simptomë afatgjatë

Studimi: Një e treta e të shëruarve nga koronavirusi kanë të paktën një simptomë afatgjatë

15:04, 29/09/2021
A+ Aa A-

Të paktën një simptomë afatgjatë është regjistruar në më shumë se një të tretën e njerëzve që janë infektuar me koronavirus, sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit dhe Institutit Shtetëror të Kërkimeve Shëndetësore në Britaninë e Madhe.

Raporti thotë se simptoma afatgjata janë vërejtur tek njerëzit që ishin infektuar me koronavirus tre deri në gjashtë muaj më parë.

Simptomat më të zakonshme janë problemet e frymëmarrjes, lodhja, dhimbja dhe ankthi.

Provat u kryen në më shumë se 270,000 njerëz të shëruar nga Covid-19.

Studimi nuk dha detaje mbi shkakun, shkallën ose kohëzgjatjen e simptomave afatgjata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco