Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

OBSH: Numri i njerëzve të infektuar me Covid në botë ka rënë me 10 përqind

OBSH: Numri i njerëzve të infektuar me Covid në botë ka rënë me 10 përqind

11:18, 29/09/2021
A+ Aa A-

Më shumë se 3.3 milion raste të reja të koronavirusit dhe mbi 55,000 vdekje u regjistruan në të gjithë botën javën e kaluar, tha Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në buletinin e saj javor të botuar herët në mëngjes në Gjenevë.

Sipas asaj organizate globale, numri i rasteve të reja dhe vdekjeve ra me 10% gjatë javës së fundit.

Midis 20 dhe 26 Shtator, OBSH u informua për më shumë se 3.3 milion raste dhe mbi 55,000 vdekje, tha OBSH në të përjavshmen e saj, e cila përditësoi situatën epidemiologjike.

 

 

Javën e kaluar, incidenca e rasteve të reja ra në Mesdheun Lindor me 17 përqind, Paqësorin Perëndimor me 15 përqind, Amerikën Jugore dhe Veriore me 14 përqind, Afrikën me 12 përqind dhe Azinë Juglindore me 10 përqind.

Në të njëjtën kohë, numri i rasteve në Evropë mbeti në të njëjtin nivel si në periudhën e mëparshme shtatë-ditore.

Sipas OBSH-së, nga fillimi i pandemisë deri më 28 shtator, një total prej 232,075,351 raste të COVID-19 dhe 4,752,988 vdekje u regjistruan në botë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco