COVID-19/ Kur do të kthehemi në normalitet? Flet CEO i Pfizer

COVID-19/ Kur do të kthehemi në normalitet? Flet CEO i Pfizer

12:23, 27/09/2021
A+ Aa A-

'Me kalimin e kohës, Covid 19 ka të ngjarë të zhvillohet në një grip sezonal që do të kërkojë vaksinime vjetore' èshtë shprehur CEO i Pfizer, Albert Bourla. 

Në një intervistë për ABC News, George Stefanopoulos i kërkoi atij të komentonte deklaratat e bëra nga CEO i Moderna Stefan Bancell, i cili javën e kaluar parashikoi që pandemia "do të përfundojë vitin e ardhshëm".

Duke u përgjigjur, Burla tha: "Unë pajtohem me pikëpamjen se brenda një viti ne do të jemi në gjendje t'i kthehemi jetës normale", duke shtuar:

 "Kjo nuk do të thotë që mutacionet e reja do të pushojnë së shqetësuari për ne. Unë mendoj se skenari më i mundshëm janë vaksinimet vjetore. Por ne nuk e dimë me të vërtetë. Ne duhet të presim dhe të shohim të dhënat" .

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco