Pije që duhet të shmangni nëse doni të humbni peshë

Pije që duhet të shmangni nëse doni të humbni peshë

20:04, 23/09/2021
A+ Aa A-

Nëse dëshironi të humbni peshë, me siguri keni provuar forma të ndryshme diete dhe keni menduar për sasitë e ushqimit që hani.

 Megjithatë, a keni menduar për atë që pini dhe sa kalori konaumoni duke e pirë atë?

Duhet patjetër të keni parasysh se pijet e ndryshme janë gjithashtu të larta në kalori dhe prandaj mund t’ju ​​kthejnë mbrapsht  në përpjekjen tuaj për dobesim.

Zbuloni se cilat zakone të lidhura me pirjen janë kundërproduktive në rast se luftoni me kilogramët.

Çajra të ëmbël

Edhe pse çajrat barishtorë dhe të zinj pa sheqer dhe qumësht mund të jenë shumë të dobishëm dhe të vijnë në ndihmë për ndryshimin e rutinës, çajrat e ëmbël, veçanërisht ato të gatshëm, të blera në dyqan, çajrat e ftohtë të njohur, mund të jenë një arsye pse nuk mund të humbni peshë nëse i konsumoni në baza ditore.

Gjysmë litër çaji të ëmbël përmban mes 200 dhe 450 kalori sipas hulumtimit të publikuar në revistën Food Sciences & Nutrition. 

Çajrat e gazuar shpesh kanë edhe më shumë kalori dhe sheqer për shkak të shurupit të misrit.

"Çdo pije që ka shumë sheqer mund të shkaktojë shtim në peshë," thekson nutricionisti Kourtni D'Angelo.

Uji me shije

Vetëm sepse një pije ka "ujë" në emrin e saj, nuk do të thotë se nuk është e lartë në kalori ose e shëndetshme. 

Ujëra të tillë reklamohen si plot vitamina, por në fakt janë plot sheqer, dhe vitaminat konsumohen më mirë nga burimet natyrore si frutat.

Pije energjike

Sado që mund të dukeni të lodhur në stërvitje, me siguri nuk keni nevojë për një pije energjike për të rimarrë energjinë e humbur. 

Si rregull, pije të tilla përmbajnë shumë sheqer, ngjyra artificiale dhe aditivë të tjerë që kontribuojnë në shtimin e peshës.

Lëngjet e frutave

Edhe pse lëngjet e frutave shpesh konsiderohen të shëndetshme, ato ndoshta nuk do të ndihmojnë nëse doni të humbni peshë. 

Shumica e tyre janë plot sheqer, dhe sheqeri i tepërt, të cilin trupi nuk e konverton menjëherë në energji, ruhet në indet dhjamore. Kështu fitoni peshë.

Smoothie me proteina të ulëta

Nëse jeni të uritur shpejt pas mëngjesit, fajësoni smoothie-t me proteina të ulëta. 

Smoothies të bëra nga disa lloje frutash dhe pa proteina janë jashtëzakonisht të pasura me kalori, dhe ato gjithashtu lënë një ndjenjë urie. 

Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të shtoni kos, kefir ose një burim të ngjashëm të proteinave.

Konsumimi i rregullt i alkoolit

Një pije alkoolike herë pas here nuk i bën dëm askujt, por nëse pini dy pije alkoolike çdo ditë, për shembull, çdo darkë, kjo shton 200 deri në 500 kalori në gjithçka që keni konsumuar atë ditë. 

Ekspertët ju këshillojnë të pini birrë të lehtë, verë të thatë ose ujë mineral. Pijet alkoolike duhet të jenë të mjaftueshme disa herë në javë.

Ju nuk pini ujë të mjaftueshëm

Ndonjëherë problemi është edhe nëse nuk pimë mjaftueshëm, dhe jo vetëm nëse pimë shumë.

 Pini më shumë ujë, paralajmërojnë ekspertët sepse bën një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për nivelet e energjisë, urinë dhe më shumë. 

Nëse zëvendësoni lëngjet, pijet energjike, çajrat e ëmbël dhe të ngjashme me ujë, do të vini re një ndryshim në humbjen e peshës, shkruan EatThis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco