Abuzimi seksual te gratë lidhet me dëmtimin e mëvonshëm të trurit!

Abuzimi seksual te gratë lidhet me dëmtimin e mëvonshëm të trurit!

15:36, 23/09/2021
A+ Aa A-

Gratë që janë abuzuar seksualisht kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar një lloj dëmtimi të trurit, që është i lidhur me rënien kognitive (njohëse), demencën dhe goditjen në tru – zbulon një studim i ri

Autorja e studimit, Rebecca Thurston, thotë se “mund të jetë abuzim në fëmijëri, adoleshencë ose edhe në moshë më të rritur”, shkruan CNN.

Studimi i ri, i cili do të publikohet së shpejti në revistën “Brain Imaging and Behavior”, kërkoi shenja të hiperintensiteteve të “materies së bardhë” në skanimet e trurit të 145 grave të moshës së mesme pa histori të mëparshme të sëmundjeve kardiovaskulare, goditjeve në tru ose demencës. Megjithatë, 68% e pjesëmarrësve kishin përjetuar trauma, dhe për 23% të grave, ajo traumë ishte abuzim seksual.

Hiperintensitetet e materies së bardhë, të cilat shfaqen si njolla të vogla të bardha në skanerin MRI, janë shënues të ndërprerjeve në qarkullimin e gjakut që kanë lënë dëmtime në tru

“Duke përdorur imazhe të trurit, ne zbuluam se gratë me një histori abuzimi seksual kanë hiperintensitet më të madh të lëndës së bardhë në tru, i cili është një tregues i sëmundjeve që lidhen me goditjet në tru, demencën, vdekshmërinë, rënien njohëse etj”, u shpreh Thurston.

Studimi kontrollonte sëmundje dhe gjendje të tjera që do të ndikonin në zhvillimin e hiperintensiteteve të lëndës së bardhë, të tilla si mosha, hipertensioni, pirja e duhanit dhe diabeti.

Ky studim gjithashtu kontrolloi çrregullimet emocionale, përfshirë depresionin, ankthin dhe simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), citon Anabel.

Rritja e lëndës së bardhë, nuk u shpjegua me asnjë nga këto simptoma, por shpjegohej me abuzimin. Përfundimi është i qartë: Abuzimi seksual lë gjurmë traume në trup dhe në tru!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco