Kur do të përfundojë epidemia e koronavirusit? CEO i Moderna dha datën

Kur do të përfundojë epidemia e koronavirusit? CEO i Moderna dha datën

13:27, 23/09/2021
A+ Aa A-

Shefi ekzekutiv i Moderna Inc Stéphane Bancel mendon se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron furnizime globale, tha ai për gazetën zvicerane Neue Zuercher Zeitung.

"Nëse shikoni zgjerimin e gjerë të industrisë të kapaciteteve prodhuese gjatë gjashtë muajve të fundit, doza të mjaftueshme duhet të jenë në dispozicion deri në mes të vitit të ardhshëm në mënyrë që të gjithë në këtë tokë të mund të vaksinohen. Gjithashtu dhe vaksinat përforcuese duhet të jenë të mundshme në masën e kërkuar, " i tha ai gazetës.

Duke nënvizuar se varianti Delta është shumë ngjitës, Bancel tha:

 "Ju keni dy mundësi. Mund të vaksinoheni dhe të keni një dimër të mirë. Ose do të rrezikoni të sëmureni pa u vaksinuar'.

I pyetur nëse kjo nënkupton një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, ai tha: "Nga sot, në një vit, supozoj".

Bancel tha se ai priste që qeveritë të miratonin injeksione për njerëzit tashmë të vaksinuar sepse pacientët në rrezik të cilët u vaksinuan vjeshtën e kaluar "pa dyshim" kishin nevojë për një rifreskim.

Përbërja e vaksinës përforcuese mbetet e njëjtë me atë origjinale për këtë vit sepse Moderna nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për ta ndryshuar atë.

 

"Ne aktualisht po testojmë variantet e optimizuara nga Delta në provat klinike. Ato do të formojnë bazën për vaksinimin përforcues për vitin 2022. Moderna mund të përdorë linjat ekzistuese të prodhimit për variantet e reja si për vaksinën origjinale COVID-19. Çmimi i vaksinimit do të mbetet i njëjtë, tha ai.

Kujtojmë që ditën e djeshme Presidenti Amerikan Joe Biden njoftoi se ata do të dhurojnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Kovid-19 për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco