COVID-19: I vaksinuar dy herë dhe i sëmurë rëndë - Pse ndodh kjo?!

COVID-19: I vaksinuar dy herë dhe i sëmurë rëndë - Pse ndodh kjo?!

08:20, 18/09/2021
A+ Aa A-

Studiuesit në Universitetin Yale kërkuan përgjigjen pse pacientët të vaksinuar me vaksinës anti-covid mund të sëmurën rëndë pas marrjes së dy dozave.

Ekipi studioi rastet e 969 pacientëve nga Sistemi Shëndetësor Jofitimprurës Yale New Haven, 54 prej të cilëve ishin vaksinuar plotësisht gjatë një periudhe 14-javore midis marsit dhe korrikut 2021.

Këto janë raste të rralla por po shihet se po bëhen më të zakonshme.

Shkencëtarët vunë re se personat të cilët ishin të vaksinuar po që kërkonin mbështetje mekanike të frymëmarrjes ishin të moshuarit nga mosha 65-85, pacientë me sëmundje shoqëruese siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 dhe pacientët në terapi imunosupresive e cila ndikon në imunitetin nga vaksinimi.

Sipas Dr. Chun, shumica e pacientëve të vaksinuar me COVID-19 do të zhvillojnë simptoma të lehta dhe rastet serioze duhet të hetohen më tej për të kuptuar më mirë se si t'i menaxhojnë ato. 

Profesori theksoi nevojën e masave mborjtëse, por edhe efektivitetin e vaksinimit i i cili kontribuoi në profilimin më të butë të pandemisë sot, duke pasur parasysh shfaqjen e shpeshtë të varianteve dhe mutacioneve të reja.

Që nga gushti, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë regjistruar 12,908 raste të reja të koronavirusit që kanë nevojë për trajtim ose përfundim.

 Siç theksoi Dr. Chun për studimin e fundit, incidentet e përfshira në hetim datojnë që para variantit Delta në SHBA, kështu që hulumtimet e mëtejshme do të vlerësojnë ndikimin e tij në pandeminë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco