A është e nevojshme doza shtesë e vaksinave anti-covid? Ja çfarë thonë shkencëtarët

A është e nevojshme doza shtesë e vaksinave anti-covid? Ja çfarë thonë shkencëtarët

09:55, 14/09/2021
A+ Aa A-

'Dozat shtesë të vaksinat anti-covid nuk janë të nevojshme për popullatën e përgjithshme', është shprehur një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë në një raport të ri të publikuar në një revistë mjekësore.

Raporti i botuar në ‘The Lancet’ të hënën ( 13 shtator) arriti në përfundimin se edhe me kërcënimin e variantit më ngjitës Delta ‘dozat përforcuese për popullatën e përgjithme nuk janë të përshtatshme në këtë fazë të pandemisë’.

‘’Çdo vendim në lidhje me nevojën për rritjen ose kohën e rritjes duhet të bazohet në analiza të kujdeshme të të dhënave klinike ose epidemiologjike të kontrolluara në mënyrë adekuate, ose të dyja, duke treguar një reduktim të vazhdueshëm dhe kuptimplotë të sëmundjeve të rënda’’ shkruajnë shkencëtarët.

Shkencëtarët janë shprehur se duheshin më shumë prova për të justifikuar dozën e tretë dhe se vaksinat mbeten shumë efektive kundër simptomave të rënda COVID-19, në të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë dhe Deltën.

‘Marrë në tërësi, studimet aktualisht të disponueshme nuk japin dëshmi të besueshme të rënies së konsiderueshme të mbrotjes kundër sëmundjeve të rënda, që është kryesori i vaksinave’ shprehet autorja kryesore Ana-Maria  Henao-Restrepo, nga OBSH.

Ajo shprehet gjithashtu se dozat e vaksinës duhet të kenë përparësi për njerëzit në të gjithë botën që ende nuk kanë bërë një dozë vaksine.

‘’Nëse vaksinat vendosen aty  ku do të bënin më të mirën, ato mund të shpejtonin fundin e pandemisë duke penguar evolucionin e mëtejshëm të varianteve," shtoi ajo.

Por kjo pikëpamje bie ndesh me planet e qeverisë amerikane për të filluar ofrimin e një raundi të injeksioneve për shumë amerikanë plotësisht të vaksinuar sa më shpejt javën e ardhshme, në varësi të miratimit nga rregullatorët shëndetësorë.

Autorët pranuan se disa individë, të tillë si ata që janë me imunitet të dobët, mund të përfitojnë nga një dozë shtesë.

Një panel ekspertësh që këshillon Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për vaksinat planifikon të takohet më 17 shtator për të diskutuar doza shtesë të injeksionit Pfizer-BioNTech, hapi i parë në një përhapje më të gjerë përforcuese.

Autorët e artikullit të Lancet përfshinin shkencëtarët kryesorë të OBSH-së Soumya Sëaminathan, Ana-Maria Henao-Restrepo dhe Mike Ryan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco