Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Biotina, vitamina që rigjallëron organizmin

Biotina, vitamina që rigjallëron organizmin

14:41, 02/09/2021
A+ Aa A-

Biotina (vitamina B7) është një vitaminë që tretet në ujë. Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H. Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.

Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit. Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.

Simptomat e mungesës së biotinës

Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqimet, si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj. Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.

Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, halucinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve. Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.

Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.

A janë të sigurtë suplementët e biotinës

Ekspertët shpjegojnë se marrja e suplementëve të biotinës mund të ndërhyjë në analizat e ndryshme të gjakut, Ajo mund të jetë shkaktare e diagnozave të gabuara apo të munguara.

Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë që përpara kryerjes së analizave të gjakut, të informoni mjekun për marrjen e mundshme të suplementëve. Suplementët e multivitaminave përmbajnë sasi të ulëta të biotinës që nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin e analizave të gjakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco