Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ky shtet evropian fillon numërimin mbrapsht për daljen nga pandemia

Ky shtet evropian fillon numërimin mbrapsht për daljen nga pandemia

08:26, 28/08/2021
A+ Aa A-

Danimarka ka njoftuar se brenda dy javësh do të heqë të gjithë kufizimet e koronavirusit dhe do ta ndalojë klasifikimin e COVID-19 si një ‘kërcënim kritik për shoqërinë’.

Me fjalë të tjera Danimarka ka filluar numërimin mbrapsht për të dalë nga periudha e pandemisë dhe për t’u kthyer në ‘normalitetin e vjetër’.

‘Epidemia është nën kontroll’ është shprehur Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Danimarka e cila ka më shumë se 70% të popullësisë së saj të vaksinuar se shpejti do të ndjekës koronavirusin në këtë periudhë të re por nëse kërcënimi i epidemisë kthehet ajo sërish do të sjellë në fuqi masat anti-covid.

Gjithashtu që nga shkurti Danimarka ka regjistruar vetëm 5 vdekje nga COVID-19.

Bazuar në numrin e rasteve, në Danimarkë, e cila është vendi i 69-të më i prekur nga virusi, 342 mijë e 474 persona janë infektuar me Kovid-19 deri më tani.

Ndërsa 2 mijë e 576 njerëz vdiqën për shkak të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco