Katër simptomat që zbulojnë koronavirusin tek njerëzit e vaksinuar

Katër simptomat që zbulojnë koronavirusin tek njerëzit e vaksinuar

09:06, 31/07/2021
A+ Aa A-

Të vaksinuarit kundër koronavirusit raportojnë simptoma të veçanta që tregojnë se janë infektuar përsëri me SARS-Cov-2 sipas të dhënave të disponueshme nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar NHS.

Sipas NHS, tre simptomat kryesore të COVID-19 janë kolla e vazhdueshme, ethet e larta dhe humbja e nuhatjes.

Sidoqoftë ekspertët paralajmërojnë se këto simptoma mund të jenë të ndryshme për njerëzit të cilët janë vaksinuar.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga ZOE Symptom Tracker, një aplikacion i miratuar i përdorur në MB për të monitoruar rrjedhën e koronavirusit, ekspertët regjistruan katër simptomat kryesore të një infeksioni të ri që ndodhin në pacientët e vaksinuar.

Teshtitja është konsideruar si një nga simptomat kryesore të raportuar nga britanikët e vaksinuar.

Teshtitja nuk është një simptomë tipike e sëmundjes së koronavirusit dhe shpesh i atribuohet alergjive.

Sidoqoftë në rastin e njerëzve të vaksinuar, teshtitja e vazhdueshme pa ndonjë arsye të dukshme mund të jetë një simptomë e COVID-19 dhe jo e një alergji.

Ekspertët theksojnë gjithashtu se dhimbja e kokës, rrufja dhe dhimbja e fytit janë simptomat kryesore të raportuara nga ata që janë rivaksinuar kundër koronavirusit.

 Të dhënat për këto simptoma vijnë nga të dhënat e 2278 personave të rritur të vaksinuar britanik të cilët më pas kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sidoqoftë, duhet të theksohet se ekspertët nuk zbuluan nëse këto të dhëna ishin për ata të vaksinuar me të dyja dozat ose vetëm me një.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco