Ekspertiza e klinikës San Luca pjesë e gjigantit botëror të laserave

Ekspertiza e klinikës San Luca pjesë e gjigantit botëror të laserave

08:19, 30/07/2021
A+ Aa A-

Gjiganti botëror i laserave, Alma Lasers Israel, kërkoi ekspertizën e mjekëve të klinikës San Luca, sanluca.al, për të marrë sugjerime për teknologjitë e reja të së ardhmes, por edhe përvojën e përdoruesve. Mjekja radiologe e specializuar për lasera, Dr.Arminda Avdulaj, e cila është pjesë e klinikës San Luca në Tiranë, ishte e përzgjedhur për të kontribuuar në platformën e re Harmony XL Pro, distribucionin e së cilës për Shqipërinë e ka ekskluzivisht Sollaku Group.

Dr.Avdulaj ndau me “Alma Lasers Israel” njohuritë dhe përvojën e saj të gjerë, në mënyrë që teknologjitë e kombinuara të japin rezultatet më të mira për klientët. Këto rekomandime u përcillen të gjitha klinikave të tjera, përdoruese të produkteve profesionale të gjigandit botëror të laserave.

Sa herë që një kompani Hi-Tech zhvillon një teknologji të re merr përvojën e specialistëve për të përmirësuar teknologjinë, trajtimin ndaj pacientit si dhe eskperiencën si përdorues.

Përzgjedhja e mjekëve të klinikës San Luca në nivel ndërkombëtar për të ndarë përvojën dhe sugjerimet për të përmisuar teknologjinë dhe platformat e gjeneratës së re, është garanci e qartë dhe konfirmim për punën profesionale që kjo klinikë zhvillon në fushën e laserave mjekësor.

Image

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco