Pfizer shpjegon pse doza e tretë e vaksinës është e nevojshme

Pfizer shpjegon pse doza e tretë e vaksinës është e nevojshme

09:49, 29/07/2021
A+ Aa A-

Mundësia e vaksinimit të një doze të tretë të vaksinës Pfizer vazhdon tëjetë në qendër të vëmëndjes.

Të dhënat e reja të publikuara nga vetë kompania farmaceutike sugjerojnë se marrja e dozës së tretë mund të forcojë mbrotjen kundër variantit Delta të koronavirusit.

Për këtë arsye ata njoftuan se mund të aplikonin për një autorizim të përdorimit urgjent për një injeksion përforcues në gusht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Informacioni i publikuar nga kompania tregon se nivelet e antitrupave kundër këtij lloji të patogjenit tek njerëzit e moshës 18 deri në 55 vjeç të cilët imunizohen për herë të tretë janë më shumë se pesë herë më të larta se pas një doze të dytë. 

Ndërkohë, në grupmoshën 65 deri në 85 vjeç, të dhënat e Pfizer tregojnë se nivelet e antitrupave kundër mutacionit Delta janë 11 herë më të larta sesa pas marrjes së një vaksine të dytë.

 Studiuesit e Pfizer theksuan se ekziston "një potencial i vlerësuar për një rritje deri në 100-fish në neutralizimin e Delta pas dozës së tretë në krahasim me dozën e parë".

 Raporti gjithashtu tregon se nivelet e antitrupave janë më të larta pas dozës së tretë kundër variantit mëmë dhe Beta.

 Sidoqoftë, këto të dhëna ende nuk janë rishikuar nga kolegët ose nuk janë botuar në revista shkencore.

Deri më sot, zyrtarët shëndetësorë amerikanë nuk kanë miratuar një vaksinë të tretë për popullatën e përgjithshme, por autoritetet po studiojnë nevojën për një imunizim shtesë te njerëzit me imunosupresion.

Rritja e të ardhurave

Shfaqja e këtyre varianteve ka bërë që Pfizer të planifikojë të testojë një version të ri të vaksinës për të synuar në mënyrë specifike Delta . 

Të dhënat për një dozë të tretë përkojnë me njoftimin e kompanisë për një parashikim të të ardhurave prej rreth 30,000 milion euro nga shitja e 2,100 milion dozave në të gjithë botën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjergji29/07/2021 12:20

Me ato tip kontratash qe lidh pfizer me qeverine shqiptare, do pretendoje se duhet bere edhe nje doze e 4, 5, 6 ... e keshtu me rradhe.

Shto koment

Denonco