Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të koronavirusit tek njerëzit e vaksinuar

Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të koronavirusit tek njerëzit e vaksinuar

13:50, 28/07/2021
A+ Aa A-

Ekspertët nënvizojnë faktin  se vaksina është metoda më efektive e mbrojtjes kundër koronavirusit. 

Sepse shkalla e kapjes së virusit në mesin e atyre që janë të vaksinuar është shumë e ulët.

 Edhe nëse këta njerëz infektohen me COVID-19, shkalla e pranimit në spital gjithashtu është shumë e ulët.

Hulumtimi i fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se simptomat e atyre që infektohen me virusin që janë të vaksinuar ndryshojnë.

Treguesit më të zakonshëm të virusit janë ethet, kolla e zgjatur dhe humbja e shijes ose erë.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit të kryer në King's College në Londër, simptoma më e zakonshme në pacientët e vaksinuar Covid-19 u përcaktua të jetë teshtima.

Shkencëtarët gjithashtu dhanë një paralajmërim në dritën e rezultateve të tyre. 

Ekipi zbuloi se njerëzit që ishin vaksinuar dhe testuar pozitivisht kishin simptoma më të buta në krahasim me ata që nuk ishin vaksinuar.

Në studim, u ekzaminuan 2,278 të rritur që rezultuan pozitivë pas vaksinës AstraZeneca, e cila u prodhua në Angli dhe  përdoret kryesisht në kryeqytetin britanik.

'Njerëzit të cilët ishin vaksinuar më parë dhe kishin virusin raportuan më pak simptoma. Kjo tregon se ata i mbijetuan sëmundjes më butë dhe u rikuperuan më shpejt' shkruhet në studim. 

Kujtojmë që më shumë se 3 miliardë e 930 milion doza të vaksinës Kovid-19 janë administruar në të gjithë botën

 Kina është vendi me më shumë njerëz të vakisnuar me 1 miliard e 570 milion doza.

Ky vend pasohet nga India me 441 milion 910 mijë, SHBA me 342 milion 210 mijë, Brazili me 134 milion 540 mijë, Gjermania me 89 milion 740 mijë, Anglia me 83 milion 880 mijë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco