Si ta bëni seksin edhe më të nxehtë në verë

Si ta bëni seksin edhe më të nxehtë në verë

12:46, 03/07/2021
A+ Aa A-

Dëshira e vetme që të lind në vapën e verës është të zhytesh në det.

Kontakti i ngushtë nuk duket joshës kur zhiva rritet, edhe nëse kemi renditur të gjitha arsyet pse seksi është më i mirë në verë.

Djersitja nga temperatura e jashtme dhe jo nga pasioni i momentit nuk është ajo që kërkohet, por këtë verë eksperimentoni pak ekzibicionizëm të shëndetshëm dhe eksitues!

Ndiz zjarrminë
Fik kondicionerin të paktën për një natë dhe i lini shpirtrat përvëlues të mbështillen me njëri tjetrin dhe pastaj hidhuni bashkë nën një dush të freskët për raundin e dytë.

Në tendë
E ku ka gjë më të bukur sesa të bëhesh njësh me natyrën? Organizoni kamping dhe shijoni kënaqësitë seksuale në gjelbërim. Por, kujdes nga zhurmat!

Në diell
Bëhuni nudistë për një ditë, kërkoni një plazh të izoluar dhe shihni trupat e zhveshur që nxihen ndërsa ju përkëdheleni ëmbël...

Party me Sangrija
Mos e nënvlerësoni pushtetin e alkoolit, organizoni një parti me sangrija për vete dhe partnerin dhe... hidhuni brenda!

Vazhdo me sportin
Adrenalina ndihmon në stimulimin e eksitimit. Hidhuni në ndonjë sport që ju bën t’ju vijnë të dridhura dhe pastaj dorëzojuni gëzimit të çmendur në shtëpi.

Luaj me ushqimin
Përfito nga piknikët dhe darkat me miqtë për të vendosur në meny ushqime afrodiziakë verore si luleshtrydhe, avokado dhe shparguj.

Ndiz me akull

Është ndihma erotike më e lirë dhe të gjithë e kemi në shtëpi. Ju mund të përdorni kube akulli në shumë mënyra të ndryshme për ta çmendur të dashurin tuaj duke ndryshuar temperaturën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco