Varianti Lambda i COVID-19 shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar

Varianti Lambda i COVID-19 shfaqet në Mbretërinë e Bashkuar

09:02, 02/07/2021
A+ Aa A-

Lambda, është varianti i ri i koronavirusi që i ka 'rikthyer dhimbjen' e kokës Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Lambda, i njohur më parë si C.37, u zbulua për herë të parë në Peru në dhjetor 2020 dhe që atëherë është përhapur në 27 vende (në Evropë). 

Varianti tani përbën rreth 82% të rasteve të reja në Peru, nga 50% në mars dhe vetëm 0.5% në fund të vitit të kaluar. 

Në Kilin fqinjë, Lambda tani përbën pothuajse një të tretën e rasteve të reja të infeksionit Covid-19 sipas Financial Times.

Mikrobiologu Pablo Chukuyama i Universitetit të Cayetano Heredia në kryeqytetin Peruan, Lima, tha se "kjo tregon se shpejtësia e transmetimit të Lambda është më e shpejtë se variantet e tjera".

Peru ka vdekshmërinë më të madh në botë për shkak Covid-19, edhe pse shkencëtarët nuk janë të sigurt akoma nëse mutacionet e Lambda janë shumë më ngjitës ose më shumë vdekjeprurëse. 

"Për momentin nuk ka asnjë provë se është më agresive se variantet e tjera. Është e mundur që ajo të ketë një shkallë më të lartë të transmetueshmërisë, por kërkohet më shumë hulumtim për këtë, " tha Dr. Jairo Mendez Rico i Organizatës Shëndetësore Panamerikane.

Lambda në bazë të skemës së re emërimit me shkronjat e alfabetit grek, është i shtati që ka kapur vëmendjen e OBSH .

 Konsiderohet si një burim më i vogël shqetësimi sesa katër bazat kryesore Alpha, Beta, Gamma dhe Delta (zbuluar fillimisht në Britani, Afrikën e Jugut, Brazil dhe Indi përkatësisht), por shikohet nga afër ndërsa evoluon.

Më 23 qershor, zyra britanike e Shëndetit Publik përshkroi variantin Lambda nën hetim "për shkak të përhapjes së tij ndërkombëtare dhe disa mutacioneve të dukshme" .

 Ai shtoi, megjithatë, se nuk kishte asnjë provë që Lambda shkaktoi një sëmundje më serioze ose i bëri vaksinat më pak efektive.

Dr.Jeff Barrett i Institutit Britanik të Gjenetikës Wellcome Sanger shpjegoi se "një arsye që është e vështirë të përcaktohet kërcënimi Lambda duke përdorur të dhëna kompjuterike dhe laboratorike është se ajo ka një gamë mjaft të pazakontë mutacionesh, krahasuar me variantet e tjera".

Varianti Lambda: Simptomat dhe efektiviteti i vaksinës

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar është shprehur se simptomat janë të njejta dhe për ata që janë të infektuar nga ky variant si ethet, humbja e nuhatjes dhe shijes.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht nuk ka asnjë provë që ky variant shkakton sëmundje më të rëndë ose i bën vaksinat anti-covi më pak efektive. 

Por Shëndeti Publik Anglia tha se po kryen testime laboratorike për të kuptuar më mirë ndikimin e mutacioneve në sjelljen e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco