Përdorimet alternative të kastravecit që nuk i njihni

Përdorimet alternative të kastravecit që nuk i njihni

11:47, 25/06/2021
A+ Aa A-

Kastraveci është një ndër perimet më të preferuar të stinës së verës.

Është i freskët, ka pak kalori dhe shumë lëndë ushqyese si vitamin C, vitamin B, hekur, kalcium dhe acid folik.

Mund ta konsumojmë në sallata të freskëta me perime të tjera, në sanduiçe ose pite arabe.

Sidoqoftë ka mënyra të tjera për ta përdorur atë në jetën tonë të përditshme përveç gatimit dhe dietës.

1.Bëni që mjetet tuaja të çelikut të shkëlqejnë

Përdorni një fetë kastaraveç për të fërkuar enët tuaja prej çelikut të pandryshkshëm pas larjes. Ata do të shkelqejnë në moment. Të njëjtën gjë mund ta bëni dhe me rubinetat e lavamanit, vaskës, ose të atyre gjërave që kanë humbur shkëlqimin.

2.Pastroni muret nga njollat me shkumësa me ngjyra

Në një shtëpi me fëmijë, muret e ndotura me bojë janë një fenomen i zakonshëm. Për t’i pastruar ato shpejt dhe me efikasitet, gjithçka që duhet të bëni është të merrni një kastravec, ta qëroni dhe të fërkoni vendin në mur ku ndodhet njolla.

3. Pasqyra

Para banjës tuaj merrni një fetë kastravec dhe fërkoni të gjithë sipërfaqen e pasqyrës. Në këtë mënyrë pas banjës pasqyra nuk do të mjegullohet nga avujt e ujit.

4. Bëni që dyert  të mos kërcasin

Nëse dyert ose dritaret tuaja kërcasin, fërkoni menteshat me një fetë kastraveci. Vetëm se kjo është e mjaftueshme për të ndalur kërcitjen.

5. Hiqni qafe erën e gojës

Vendosni një fetë kastarveci në gojë dhe lëreni për 1-0 minuta. Fryma juaj nuk do të mbajë më erë të keqe dhe përveç kësaj do të keni një ndjenjë freskie në gojën tuaj.

6. Ulja e celulitit

Sipas hulumtimit 80 deri 90 % e grave kanë celulit dhe e vërteta është se është e pamundur ta heqësh qafe plotësisht atë. Ekzistojnë kremra dhe produkte të ndryshme në treg për të trajtuar celulitin, por gjëja më e thjeshtë për të bërë është të fërkoni një fetë kastravec në zonat e prekura. Përsëriteni rregullisht dhe celuliti do të zvogëlohet.

7. Lehtësoni djegien nga dielli

Sidomos në fillim të verës është më e lehtë të digjeni nga ekspozimi në diellin e nxehtë. Për të lehtësuar dhimbjet e djegies, mund të vendosni feta kastraveci në vendet e djegura.

8. Veti anti-inflamatore që luftojnë fryrjen e syve

Kastraveci ka veti anti-inflamatore që luftojnë fryrjen e syve. Vendosni një fetë kastraveci në secilin sy, lëreni të veprojë dhe shumë shpjet do të dukeni më të relaksuar dhe të freskët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco