COVID-19/ Studimi i ri britanik tregon se kur dhe ku u shfaq rasti i parë

COVID-19/ Studimi i ri britanik tregon se kur dhe ku u shfaq rasti i parë

07:51, 25/06/2021
A+ Aa A-

Një studim i ri shkencor britanik vlerëson se rasti i parë i koronavirusit ndodhi midis fillimit të tetorit dhe mesit të nëntorit 2019 në Kinë , me një datë më të mundshme 17 nëntor , disa javë para datës zyrtare të fillimit të pandemisë, e cila është vendosur në fillim dhjetor në qytetin e Wuhanit.

Studiuesit në Universitetin e Kentit, të udhëhequr nga Dr. David Roberts , i cili botoi punimin në revistën mjekësore PLoS Pathogens, përdorën një model matematikor për të bërë llogaritjet e tyre. 

Studimi i tyre forcon besimin e shumë shkencëtarëve se pandemia kishte filluar më herët dhe më pas u përhap me shpejtësi.

Bazuar në vlerësimet e reja

  • rasti i parë jashtë Kinës ndodhi në Japoni në 3 Janar 2020
  • rasti i parë në Evropë ndodhi në Spanjë në 12 Janar 2020 
  • ndërsa në SHBA në 16 janar  2020

Sipas studiuesve, shfaqja e koronavirusit të ri - para se të infektonte njerëzit - duhet të ketë ndodhur pak më herët në vjeshtën e vitit 2019, pa pasur ndonjë mendim mbi origjinën e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco