VIDEO/ I nxehti dhe sëmundjet e zemrës, kardiologu Gishto: Mos neglizhoni shqetësimet

VIDEO/ I nxehti dhe sëmundjet e zemrës, kardiologu Gishto: Mos neglizhoni shqetësimet

16:49, 24/06/2021
A+ Aa A-

Temperaturat e larta mund të jenë rrezik shtesë për personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Mjeku Taulant Gishto shprehet se gjatë kësaj periudhe duhet të bëjnë shumë kujdes të moshuarit, ndërkohë që nuk përjashtohen as grupmosha të tjera.

Nga SYRI TV

Të moshuarit përbëjnë grupin më të madh të personave që rrezikohen nga temperaturat e larta tashmë që termometri po shënon mbi 38 gradw celcius. Mjeku kardiolog Taulant Gishto në një intervistw për SYRI TV sqaron rrezikun që vjen prej temperaturave për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike kryesisht kardiovaskulare. Ndërkohë mjeku sugjeron rishikimin e medikamenteve gjatë verës.

Mjeku Gishto thekson se qytetarët nuk duhet të anashkalojnë dhimbjet ose shtrëngimet në kraharor, pasi sipas tij kjo është dhimbje tipike e infarkt i miokardit.

Përveç të moshuarve, grupe të rrezikuara janë fëmijët, foshnjat, të sëmurët kronikë, personat të cilët duhet të jenë të shoqëruar me kujdestarë, dhe ata që kryejnë aktivitete fizike jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco