Lajmi i fundit

LIVE/ Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencë për mediat në hotel Rogner

NYT: Shtetet që u mbështetën te vaksinat kineze, po përballen me rritje drastike të infeksioneve

NYT: Shtetet që u mbështetën te vaksinat kineze, po përballen me rritje drastike të infeksioneve

17:56, 23/06/2021
A+ Aa A-

Nga të dhënat e analizuara, më shumë se 90 shtete në të gjithë botën janë duke përdorur vaksinat kineze kundër Covid-19 .

Sipas “New York Times”, ekspertët kanë ngritur alarmin për shtimin e rasteve në këtë shtete, e cila sipas tyre mund të ndikojë edhe në luftën globale ndaj pandemisë.

Në artikullin e publikuar, “New York Times” shkruan se Mongolia i premtoi popullsisë një verë pa koronavirus. Autoritetet në Bahrejn u shprehën se do të ketë një kthim në jetën normale. E njëjta situatë edhe në ishullin e vogël të Sejshel.

Të tre këto shtete u mbështetën te vaksinat kineze, lehtësisht të arritshme. Megjithatë, në vend që të kalonin në uljen e rasteve të reja, të tre vendet janë duke u përballur me një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja.

Vitin e kaluar Kina u zotua se do të siguronte një vaksinë, e cila do të ishte e sigurt dhe efektive në parandalimin e rasteve të rënda të koronavirusit. Të paktën sipas “New York Times”, e cila sjell disa shembuj, vaksina kineze mund të mos jetë shumë efektive në parandalimin e koronavirusit, veçanërisht varianteve të reja. Në Sejshel, Kili, Bahrein e Mongoli, 50 deri në 68 përqind e popullsisë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, duke tejkaluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, këto katër shtete u renditën në 10 vendet e para me shtimin më të madh të rasteve të reja javën e kaluar, sipas të dhënave të New York Times. Të katër këto shtete kanë përdorur vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac Biotech.

Shkencëtarët ende nuk kanë dalë në një përfundim se pse disa shtete me përqindje të lartë vaksinimi po vuajnë shtimin e ndjeshëm të rasteve. Variantet e reja të Covid-19, lehtësimi i masave apo edhe ekspozimi i tepruar nga personat menjëherë pas marrjes së dozës së parë shihen si shkaqe të mundshme që kanë ndikuar në rritjen e rasteve të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco