VIDEO/ Duam të shpëtojmë jetë njerëzish, siç ndodhi gjatë lojës Danimarkë-Finlandë?

VIDEO/ Duam të shpëtojmë jetë njerëzish, siç ndodhi gjatë lojës Danimarkë-Finlandë?

14:00, 17/06/2021
A+ Aa A-

Nga Dr. Skender Brataj, Drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Tiranë.

Atë që ndodhi në fushën e lojës në ndeshjen Danimarkë - Finlandë, po e shpjegojmë si ndodhi realisht.

Ky event ndodh 1 person në 1.000 banorë në vit! Vdekja e papritur është tipike e fibrilacionit ventrikular ose takikardisë ventrikolare pa puls.

Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur ndodh fibrilacioni ventricular!

Me qindra impulse elektrike bëjnë që zemra të mos bëjë rrahjet e veta, por të fibriloj duke mos dërguar gjakun në tru dhe organet e tjera. Kjo shkakton humbjen e menjëherëshme të koshiencës dhe rënien në tokë. RKP(reanimacioni kardiopulmonar) dhe defibrilimi janë vendimtare në shpëtimin e jetës.

Video demonstron se si defibrilimi(goditja elektrike), ndalon të gjitha këto impulse duke i dhënë mundësinë nodit senoatrial të rimari komandën e zemrës. Po ashtu kryerja e shtypjeve të gjoksit është kryesore deri në mbërritjen e defibrilatorit.

Rëdësia e masazhit kardiak shikohet më së miri sa e rëndësishme është mbërritja e gjakut me oksigjen në tru.

Bërja e RKP tregon se edhe vetëm shtypjet e gjoksit sigurojnë dërgimin e gjakut në tru dhe hyrjen dhe daljen e një sasie ajri në mushkëri!

Po ashtu bërja në mënyrë korrekte dhe cilësore e këtyre manovrave është shumë e rëndësishme për mbijetesën e pacientëve!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco