Kujdes! Covid-19 prek edhe dëgjimin/ Mjekja specialiste tregon pasojat që të çojnë deri në shurdhëri

Kujdes! Covid-19 prek edhe dëgjimin/ Mjekja specialiste tregon pasojat që të çojnë deri në shurdhëri

21:46, 05/06/2021
A+ Aa A-

Janë të shumtë qytetarët që ankohen pas kalimit të Covid-19, se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asnjë aromë, e të tjerë që ju ka ikur shija.  

Mjekja ORL në poliklinikën qendrore në Tiranë, Klodiana Zaharia, thotë se më të shumtat raste të humbjes së nuhatjes janë evidentuar te moshat e reja dhe ato të mesme.

Vetë mjekja pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes.

Mjekja thotë se në mesin e rasteve të shumta që paraqiten në poliklinikë ka edhe persona që kanë shfaqur devijanca të theksuara në perceptimin e aromave.

Një tjetër problematikë që i faturohet virusit Sars Cov 2 është edhe prekja e aparatit të dëgjimit. Sipas ekspertes ORL, në disa raste prekja nga Covid-19 ka çuar deri në shurdhëri të plotë.

Mjekja këshillon që të mos tentohet rikuperimi i menjëhershëm post Covid, pasi pasojat multiorganike dhe shqisore të lëna pas nga virusi kërkojnë kohë, ndërsa një pjesë e dëmtimeve mund të jenë edhe të parikuperueshme./ BW/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco