Të anashkaluara nga Covid, specialisti: Rriten frikshëm vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale

Të anashkaluara nga Covid, specialisti: Rriten frikshëm vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale

17:22, 02/06/2021
A+ Aa A-

Pandemia e Covid-19 në vendin tonë la mënjanë një sërë sëmundjesh që kanë vdekshmëri edhe më të lartë sesa virusi vdekjeprurës.

Përgjatë një viti u mësuam të bashkëjetojmë me virusin covid-19, i cili mori jo pak jetë, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale kanë pasur një rritje të frikshme gjatë vitit pandemik 2020.

Ilir Myftiu ka ardhur në konsultën ambulatore pasi ka kaluar infarkt në zemër. E pret doktoresha, i thotë që do bëj një eko për të parë sëmundjen. Shqetësime më herët nga zemra thotë se nuk ka pasur, deri në momentin kur disa dhimbje të forta në gjoks nisën t’i shtoheshin. “Pata shtrëngim zëmre, nuk merrja dot frymë. Shkova te mjeku dhe zbuluan që kisha kaluar infarkt. Me jetën kam qenë i kujdesshëm por ndodhi papritur”, thotë ai.

Kapja në kohë e sëmundjes i ka mundësuar Ilirit kurim të sigurtë dhe shërim të përshpejtuar.  Doktoresha i thotë Ilirit, “Është vetëm një zonë e vogël, ajo e infarktuar, pjesa tjetër është mirë, e rëndësishme është që të vazhdosh stilin e jetës të shëndetshme që ke.

Përgjatë vitit 2020 sëmundjet e zemrës u rritën ndjeshëm. Kardiologia Daniela Teferiçi thotë se ka pasur dy faktorë që ndikuan, humbja e kontaktit me mjekun nga pandemia dhe pasojat post covid.

“Trendi i vdekshmërisë ka ardhur në ulje, ndërkohë që në vendin tonë në rastin e gjirit është i ulët, por atë të traktit polmonar është në të njëjtat situata si në vitet e mëparshme”, thotë Teferiçi.

Të larta kanë qenë edhe vdekjet nga sëmundjet tumorale. Mjekët thonë se ndikim të lartë ka edhe mënyra e jetesës. Për të garantuar kurimin e sigurtë të pacientëve sugjerohet një investim më i madh në pajisjet teknologjike.

“Të merren pajisje të reja, të bëhen kontrolle te vazhdueshme dhe të mbahen pastër, të investohen ne pajisjet bio-mjekësore, se është fusha ku të gjithë vendet e avancuara po vejnë theksin”, thotë Ermand Mertenika, inxhinier bio-mjekësor për A2.

Vdekjet nga sëmundja kardiovaskulare zënë 52,2 për qind të vdekjeve në vendin tonë, duke humbur jetën 14.422 qytetarë, me një rritje prej 23,2 për qind krahasuar me vitin 2019. Po në vitin 2020, vdekjet nga tumoret zunë 13 për qind të vdekjeve, ku humbën jetën 3589 qytetarë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco