Ushqimi super antioksidant që mbron zemrën - Ka kalori minimale

Ushqimi super antioksidant që mbron zemrën - Ka kalori minimale

13:34, 01/06/2021
A+ Aa A-

Të pasura me antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, ullinjtë ofrojnë disa përfitime për trupin, njëra prej të cilave është mbrojtja ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndryshe nga frutat, ullinjtë kanë një përmbajtje më të lartë yndyre dhe një përmbajtje më të ulët të karbohidrateve . 

Vetëm pesë ullinj, kanë 88 kalori dhe përmbajnë 5 gram proteina, 3 gram fibra dhe 6 gram yndyrë. 

Në të njëjtën kohë, me këtë sasi keni mbuluar 53% të marrjes ditore të natriumit. 

Ato mund të kenë shumë yndyrë, por 75% e këtyre yndyrnave janë acide yndyrore të pangopura që konsiderohen të dobishme për shëndetin e zemrës duke parandaluar sëmundjet kardiovaskulare .

Gjithashtu, ullinjtë janë një burim shumë i mirë i hekurit, kalciumit dhe bakrit. 

Marrja e tyre zvogëlon shanset e zhvillimit të anemisë, ndërsa forcon kockat dhe përmirëson funksionin e zemrës. 

Vitaminat A dhe E gjithashtu kanë një efekt të dobishëm në trup pasi vitamina A ndihmon në mbajtjen e shëndetit të shikimit, ndërsa vitamina E përmirëson shëndetin e zemrës.

 Ndër antioksidantët që përmbajnë ullinj janë polifenolët, posaçërisht oleuropeina, e cila është përgjegjëse për shijen e hidhur të saj, dhe hidroksitirosoli. 

Të dyja këto substanca kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe madje janë të afta të parandalojnë dëmtimin e ADN-së të shkaktuar nga kanceri. 

Ato mund të ulin presionin e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Acidet yndyrore të pangopura, sipas studimit, zvogëlojnë inflamacionin që shoqërohet me mbipesha dhe gjasat e zhvillimit të aterosklerozës, një gjendje që mund të çojë në hipertension dhe një rrezik në rritje të goditjes në tru. 

Ata gjithashtu pengojnë oksidimin e kolesterolit të keq LDL, një proces i lidhur me akumulimin e pllakave aterosklerotike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco