Shkenca: Koronavirusi mund të dëmtojë edhe një zemër të shëndetshme

Shkenca: Koronavirusi mund të dëmtojë edhe një zemër të shëndetshme

07:25, 31/05/2021
A+ Aa A-

Shkencëtarët ende po studiojnë ndikimin e koronavirusit tek organizmi i njeriut dhe arsyeve që e bëjnë atë shumë vdekjeprurës. Sipas një sondazhi të klinikës Klivlend më shumë se gjysma e të anketuarve nuk e dinin se COVID-19 sjell pasoja në zemër dhe rreth 70 për qind nuk e dinin se tensioni lartë i gjakut rrit rrezikun tek të infektuarit. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Carol Pearson sjell më shumë detaje.

Kardiologët e dinë tashmë se njerëzit me probleme të zemrës kanë një rrezik më të lartë për ndërlikime serioze nëse infektohen nga COVID-19. Por shumë njerëz nuk e dinë një gjë të tillë.

"Shumë njerëz dinë që ndikon tek mushkëritë, por gjithashtu mund të ndikojë edhe tek zemra, funksioni pompues i saj, mekanizmi i mpiksjes së gjakut. E gjithë kjo mund të përbëjë një rrezik shumë të lartë për probleme kardiovaskulare", thotë Dr. Samir Kapadia i klinikës së Klivlendit.

Koronavirusi mund të dëmtojë gjithashtu edhe një zemër të shëndetshme, edhe tek ata njerëz që nuk shfaqin simptoma nëse janë infektuar.

"Pacientë, që me gjasë kanë pasur një infeksion viral për të cilin ata nuk kanë qenë në dijeni, kanë manifestuar simptoma të atakut në zemër disa muaj apo vite më vonë. Pra mund të ketë një ndërlikim afatgjatë në shëndetin e pacientëve të cilët janë prekur nga COVID-19", thotë Dr. Allen Anderson, i Qendrës Shkencore Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio.

Ai shton se kjo gjë ka ndodhur edhe tek disa pacientë të cilët kanë patur një zemër të shëndetshme përpara se të prekeshin nga koronavirusi.

"Ata kishin rritje të enzimave të gjakut gjë e ngjashme me një atak në zemër edhe pse nuk kishin asnjë bllokim të arterieve koronare. Tek ata janë shfaqur në një shkallë të gjerë çrregullime të ritmit të zemrës", thotë Allen Anderson, i Qendrës Shkencore Shëndetësore të universitetit të Teksasit në San Antonio.

Sipas Dr. Kapadias stresi gjithashtu luan rol.

"Njerëzit që kanë frikë, ata që përjetojnë irritim, të dhënat tregojnë se të dyja këto mund të çojnë në nxitjen e mekanizmave të mpiksjes së gjakut dhe mund të shkaktojnë atak në zemër", thotë Dr. Samir Kapadia, i klinikës Klivlend.

Disa nga dëmtimet në zemër sipas mjekëve mund të shërohen, por disa jo, dhe kjo mund të çojë në vdekje.

Në Qendrën Shkencore Shëndetësore të Universitetit të Teksasit në San Antonio, studiuesit po testojnë një antibiotik dhe një ilaç për diabetin.

Ata duan të shohin nëse këto ilaçe mund të parandalojnë dëmtimin e zemrës tek pacientët me COVID.

Antibiotikët luftojnë infeksionet bakteriale, por ata nuk fuksionojnë tek viruset sikurse COVID-19.

Brenda qelizave tona ka disa pjesë të vogla, në formë fasulesh, të quajtura mitokondri.

Mitokondritë prodhojnë energji dhe udhëheqin shumë nga funksionet e trupit tonë, përfshirë rrahjet e zemrës.

Shkencëtarët besojnë se mitokondritë kanë evoluar nga një lloj bakteri, kështu që antibiotiku mund t’i mbrojë ata nga koronavirusi, dhe mitokondritë nga ana tjetër do të mbronin zemrën. Ilaçi i diabetit që po testohet ndihmon gjithashtu që mitokondritë të vazhdojnë të prodhojnë energji.

Studiuesit shpresojnë të fillojnë provat klinike me ata persona që janë shëruar nga koronavirusi, në mënyrë që mjekët të shohin nëse zemrat atyre që kanë qenë pjesë e testimeve funksionojnë normalisht edhe shumë kohë pasi janë shëruar nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco