Lajmi i fundit

Çim Peka LIVE/ Anti-Amerikanizmi

Si të kuptoni se po e teproni me pirjen e kafesë, çfarë duhet të konsumoni për t’a zëvendësuar

Si të kuptoni se po e teproni me pirjen e kafesë, çfarë duhet të konsumoni për t’a zëvendësuar

08:28, 28/05/2021
A+ Aa A-

Pothuajse çdo person në botë, e nis ditën duke pirë një kafe, me qëllim që t’a nisin ditën më të kthjellët, por më së shumti për pjesën më të madhe të njerëzve, tashmë është një rutinë dhe nuk heqin dorë aq lehtë prej saj.

Përveç nervozizmit që mund t’ju shkaktojnë dy filxhanë kafe shtesë në ditë, ekziston një mënyrë tjetër për të kuptuar nëse po e teproni me të. Ekspertët shpjegojnë se ekziston një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar dhe kjo ka të bëjë me buzët.

Buzët dehidratohen kur pini kafe më shumë seç duhet, prandaj është e nevojshme t’i kontrolloni buzët nëse janë të thara dhe të çara. Kështu që në vend të kafesë duhet ta filloni ditën tuaj me dy gota ujë, për të rimbushur orët e gjumit kur trupi nuk merr lëngje.

Nëse nuk mund të hiqni dorë nga kafeja, së pari pini dy gota ujë, pastaj shijojeni kafen tuaj dhe konsumoni një tjetër gotë me ujë më pas. Pra, mos e privoni veten nga kafeja e mëngjesit por duhet të qëndroni të hidratuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco