Lajmi i fundit

Çim Peka LIVE/ Anti-Amerikanizmi

‘Të infektuar edhe pas 2 dozave të vaksinës’/ Studimi: U regjistruan disa raste

‘Të infektuar edhe pas 2 dozave të vaksinës’/ Studimi: U regjistruan disa raste

23:00, 25/05/2021
A+ Aa A-

Një përqindje shumë e vogël, rreth 0,01% e atyre që u vaksinuan plotësisht kundër koronavirusit midis janarit dhe prillit, e morën sërish virusin.

Në këtë përfundim është arritur pas një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Megjithëse vaksinat e aprovuara janë shumë efektive, disa raste të rralla të infeksionit priteshin, veçanërisht derisa imuniteti i popullatës të ketë arritur një pikë ku transmetimi të zvogëlohet më tej”, shpjegon raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Pjesë e studimit ishin 101 milionë njerëz që ishin vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara midis 1 janarit dhe 30 prillit. Një total prej 10,262 infeksionesh u raportuan dy javë (ose më vonë) pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer dhe Moderna ose dozës së vetme të Johnson & Johnson.

Nga këto infeksione, 6,446, ose 63%, përfshinin gra dhe mosha mesatare e pacientëve ishte 58 vjeç.

2.725 pacientë ishin asimptomatikë, 706 duhej të shtroheshin në spital dhe 132 vdiqën nga shkaqe të lidhura me Covid-19.

 Si përfundim, 0.01% e atyre që ishin vaksinuar plotësisht u infektuan me virusin, 0.0007% kishin nevojë për shtrim në spital dhe 0.0001% vdiqën./ vizionplus/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco