Lajmi i fundit

Çim Peka LIVE/ Anti-Amerikanizmi

Vaksinat anti-Covid të Pfizer tani mund të ruhet në frigorifer për më gjatë

Vaksinat anti-Covid të Pfizer tani mund të ruhet në frigorifer për më gjatë

08:26, 18/05/2021
A+ Aa A-

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian ka thënë se vaksina kundër COVID-19 e Pfizer tani mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit për shumë më tepër sesa rekomandohej më parë.

Sipas Euronews, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se shishkat e pahapura mund të mbahen në frigorifer për deri në një muaj.

Kufiri aktual është vetëm pesë ditë.

Fleksibiliteti i shtuar pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen e vaksinave në të gjithë BE-në.

Nevoja për transport dhe ruajtje në temperatura shumë të ulëta ka qenë një nga disavantazhet kryesore të vaksinës së Pfizer.

Kërkesat e mëparshme të ruajtjes për vaksinat Pfizer i kanë bërë ato më të vështira për t’u përdorur në disa pjesë të botës.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara miratuan ruajtjen dhe transportimin e vaksinës Pfizer në temperatura standarde të ngrirjes prej -15 deri në -25C për deri në dy javë, në krahasim me midis -80 në -60C që kërkohej zakonisht.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji Kanadaja autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët midis moshës 12 dhe 15 vjeç, duke u bërë vendi i parë që e bëri këtë për këtë grupmoshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco