Një grup shkencëtarësh të njohur: Origjina e COVID duhet të hetohet më tej

Një grup shkencëtarësh të njohur: Origjina e COVID duhet të hetohet më tej

09:01, 14/05/2021
A+ Aa A-

Origjina e koronavirusit të ri është ende e paqartë dhe ende nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë pa dyshim nëse ajo lindi natyrshëm ose ishte për shkak të një rrjedhje nga laboratori, janë shprehur një grup shkencëtarësh në një letër.

‘Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar origjinën e pandemisë’’ thanë 18 shkencëtarë, përfshirë dhe Ravindra Gupta një mikrobiolog klinik në Universitetin e Kembrixhit dhe Jesse Bloom, e cila studion evolucionin e viruseve në  qendrën ‘’Cancer Research Hutch’’.

''Teoritë në lidhje me lëshimin aksidental të virusit nga një laborator ose në lidhje me një virus të transmetuar tek njerëzit nga kafshët mbeten të dyja të zbatueshme" , thanë shkencëtarët në një letër për revistën Science.

Pandemia Covid-19 ka marrë jetën e 3.34 milion njerëzve në të gjithë botën që kur u shfaq në fund të vitit 2019 në Kinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco