Çfarë është ‘myku i zi’ te pacientët me Covid-19 në Indi?

Çfarë është ‘myku i zi’ te pacientët me Covid-19 në Indi?

13:08, 11/05/2021
A+ Aa A-

India është kthyer në epiqendrën e pandemisë së koronavirusit, duke shënuar shifra të frikshme infektimi dhe vdekjesh.

Por gazeta ‘Guardian’ shkruan se gjithmonë e më shumë te pacientët me prekur nga Covid-19 po vihet re një i ashtuquajtur ‘myk i zi’ që pushton trurin. Autoritetet shëndetësore thanë se vetëm në shtetin e Gujarat janë regjistruar të paktën 300 raste.

Myku njihet me emrin mukormikoza dhe është shumë i rrezikshëm, me një shkallë të lartë vdekshmërie.

Eksperti Peter Collignon nga OBSH tha se duhet operacion dhe shumë mjekim për të hequr një myk të tillë.

Myku i zi është vënë re kryesisht te pacientët vulnerabël. Mendohet se ata e kanë marrë në spital, pasi një myk i tillë transmetohet përmes sistemeve të ventilimit apo në ngjitësat spitalorë.

“Është një familje myku që futet në trup nga sinuset dhe depozitohet fillimisht aty. Kur sistemi imunitar nuk i mban dot nën kontroll, ata pushtojnë trurin, duke u kthyer në problem serioz,” tha Collignon.

Personat me diabet, leukemi apo ata që marrin steroidë janë më të predispozuar për t’u rrezikuar nga ky mik.

Në Indi, myku po depozitohet kryesisht te pacientët me diabet, të cilëve iu është dobësuar sistemi imunitar nga sëmundja.

Ekspertët thonë se myku i zi ka një shkallë vdekshmërie mbi 50 përqind. Zakonisht hiqet me operacion, por ai është shumë delikat.

Ndërkohë ilaçet kundër mykut janë toksikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco