Vaksinat Fake Pfizer të kapura në Meksikë dhe Poloni përmbanin ujë të distiluar

Vaksinat Fake Pfizer të kapura në Meksikë dhe Poloni përmbanin ujë të distiluar

11:32, 22/04/2021
A+ Aa A-

Raportohet se Pfizer ka identifikuar për herë të parë doza të falsifikuara të vaksinës së saj Covid-19.

Fatmirësisht askush nuk duket se është dëmtuar nga mashtrimi.

Gjiganti farmaceutik konfirmoi përmes testimit që dozat e vaksinës së tyre të kapura në Meksikë dhe Poloni ishin të rreme, raportoi Wall Street Journal. 

Në Meksikë, shishet e gjetura në ftohësit e birrës fillimisht u cilësuan si të dyshuar për shkak të numrave të tyre të trilluar dhe datave të skadimit. 

Rreth 80 njerëz paguanin deri në 1,000 dollarë për vaksinën, të cilat thuhet se përmbanin ujë të distiluar.

 Gjashtë persona u arrestuan në shkurt në lidhje me vaksinat në tregun e zi. 

Për fat të mirë, vaksiant e rreme nuk janë lidhur me ndonjë episod mjekësor.

Në një rast të veçantë, Pfizer tha se kishte konfirmuar që doza të rreme ishin vendosur për shitje në Poloni. 

Vaksina e falsifikuar supozohet se përmbante acid hialuronik, i cili zakonisht gjendet në kremrat kundër rrudhave. 

Një person u akuzua për mashtrim pasi në banesën e tij u gjet një sasi e paspecifikuar e shisheve të rreme.

 Autoritetet ndërhynë para se këto vaksina të dilnin në treg.  

Në një deklaratë dërguar mediave, Pfizer tha se pranoi se "lehtësia dhe komoditeti i tregtisë elektronike dhe anonimati" në internet ka lejuar një "rritje të prevalencës së mashtrimit". 

Firma farmaceutike theksoi se nuk e shet vaksinën në internet, duke shtuar se po punonte me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor për të goditur shitjen e dozave të rreme.

Lev Kubiak, kreu i sigurisë globale i Pfizer, tha se furnizimi i kufizuar i vaksinës ka krijuar një "mundësi të përsosur" për kriminelët.

Megjithëse të dy rastet përfaqësojnë herën e parë që Pfizer ka konfirmuar se produkti i saj është falsifikuar, raporte të shumta kanë dalë në muajt e fundit në lidhje me shitjen e vaksinave të rreme Covid-19. 

Në janar, një klinikë e palicencuar në Ekuador u ofroi pacientëve atë që pretendonte në mënyrë të gabuar të ishte një vaksinë $ 15 në dozë kundër koronavirusit.

 Vendi u bastis dhe u mbyll nga autoritetet. 

Marka e vaksinës false nuk u identifikua.

Interpol, agjencia globale e koordinimit të policisë, ka paralajmëruar vendet që kriminelët mund të kërcënojnë shëndetin publik duke përdorur faqet e internetit për të tregtuar vaksina të rreme dhe 'kura' të tjera për Covid-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco