Britani: Gratë shtatzëna nuk do të vaksinohen më me AstraZeneca

Britani: Gratë shtatzëna nuk do të vaksinohen më me AstraZeneca

13:34, 21/04/2021
A+ Aa A-

Të gjitha takimet e planifikuara për gratë shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar për t'u vaksinuar me vaksinën AstraZeneca anulohen pasi autoritetet e Sistemit Shëndetësor Kombëtar tregojnë se gratë shtatzëna do të marrin vaksinat e Pfizer ose Moderna .

Sipas gazetës britanike " Daily Mail ", mjekët bënë thirre për të anuluar  të gjitha takimet pas rekomandimit të autoriteteve kompetente.

Zyrtarët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS) në një letër dërguar komunitetit mjekësor dhanë udhëzime të qarta se nëse nuk ka vaksina Pfizer dhe Moderna për gratë shtatzëna, atëherë do të ishte mirë të prisni radhën e tyre për të marrë këto vaksina  kur ato të jenë në dispozicion.

Letra e diskutuar nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar Britanik thekson se gratë shtatzëna që kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca duhet të marrin dozën e dytë me të njëjtën vaksinë, siç ishte planifikuar fillimisht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco