Danimarka pezullon përgjithmonë përdorimin e vaksinës AstraZeneca’s

Danimarka pezullon përgjithmonë përdorimin e vaksinës AstraZeneca’s

13:20, 14/04/2021
A+ Aa A-

Danimarka do të pezullojë përgjithmonë përdorimin e vaksinës COVID të AstraZeneca' 

Kjo u njoftua nga transmetuesi televiziv publik Tv2, duke cituar burime anonime, sipas Guardian. 

Transmetuesi publik danez shtoi se një orar i azhurnuar i vaksinimit do të dalë sot, në të cilin vaksina e kompanisë anglo-suedeze nuk do të përfshihet më.

Tv2 shpjegon se e ka marrë këtë informacion nga burime anonime, por ka vendosur ta publikojë duke e konsideruar të rëndësishëm për publikun. 

Përdorimi i AstraZeneca në Danimarkë u pezullua në 11 Mars, për të hetuar lidhjet e mundshme midis vaksinës dhe episodeve të rralla, por serioze të mpiksjes. 

Me përjashtimin e AstraZeneca, sipas ekspertëve të cituar nga Copenhagen Post, programi i vaksinimit mund të mos përfundojë para fundit të vitit.
   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco