Më pak ethe dhe kollë, këto janë simptomat e reja të COVID-19

Më pak ethe dhe kollë, këto janë simptomat e reja të COVID-19

12:04, 14/04/2021
A+ Aa A-

Dobësi, dhimbje të muskujve dhe të barkut, të përziera, dhimbje koke dhe probleme gastrointestinale.

Këto janë simptomat e reja të COVID-19. 

Krahasuar një vit më parë, duket se sëmundja ka ndryshuar efektet e saj në trupin tonë, jo më aq të lidhura me kollën dhe problemet e frymërrjes.

Më pak ethe dhe më pak kollë - Sipas një studimi britanik nga Ministria e Shëndetësisë që ekzaminoi rreth 19,000 pacientë, pothuajse një në dy pacientë në mostrën e ekzaminuar nuk tregon të paktën një nga simptomat që lidhen zakonisht me infeksionin e virusit, domethënë ethe, kollë dhe humbje e shijes ose  të nuhatjes.

Të vjella dhe diarre më të zakonshme - Në këtë valë të re, e cila prek të rinjtë se të modhuarit, çrregullimet gastrointestinale, me të vjella dhe diarre, duken shumë më të zakonshme. Ndërsa një nga simptomat që në fillim të pandemisë u duk se ishte shenja dalluese e Covid, ajo e humbjes së shijes dhe nuhatjes, është gjithnjë e më e rrallë.

Nga ana tjetër, simptomat që lidhen me çrregullimet gastrointestinale, nga dhimbja e barkut deri te dizenteria, ishin ato që karakterizuan disa raste të fëmijëve të sëmurë në fillim të pandemisë. Tani janë pikërisht këto simptoma që mbizotërojnë, në një kohë kur mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco