A ndihmon infektimi me Covid-19 në zhdukjen e kancerit?

A ndihmon infektimi me Covid-19 në zhdukjen e kancerit?

09:38, 13/04/2021
A+ Aa A-

Mjekët e një spitali në Angli kanë mbetur të befasuar kur zbuluan se një pacient, i cili vuante nga kanceri, ishte shëruar. Sipas Daily Mail, pacienti 61-vjeçar ishte prekur nga limfoma, një tip i kancerit në gjak.

Shkencëtarët kanë zbuluar raste kur kanceri mund të zhduket vetë, por këto janë jashtëzakonisht të rralla.

Një shpjegim i mundshëm për zhdukjen e plotë të kancerit mund të jetë fakti se pacienti ishte infektuar nga Covid-19. Ai ishte prekur rëndë dhe ishte shtruar në spital me pneumoni. Pasi u mbajt me oksigjen në spital për 11 ditë, ai u dërgua në shtëpi ku u shërua plotësisht.

Mjekët besojnë se Covid-19 e ka shkatërruar edhe kancerin duke aktivizuar sistemin imunitar mjaftueshëm sa për të luftuar edhe virusin, por edhe për të sulmuar qelizat kanceroze.

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Itali, ku një pacient i prekur nga Covid-19 u shërua nga kanceri. Por mjekët sugjerojnë që pacientët me kancer të mos e provokojnë qëllimisht infeksionin me Covid-19.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, duket se beteja me Covid-19 do të hapë fuqishëm frontin e luftës kundër kancerit.

Vaksinat mRNA që po përdoren për të zhdukur virusin, mund të shërbejnë edhe për të luftuar sëmundje terminale, siç është kanceri, sugjerojnë shkencëtarët.

Studiuesit e kompanisë BionTech janë duke punuar prej vitesh në këtë drejtim dhe shpresojnë se suksesi i vaksinës së Covid-19 të hapë një horizont të ri në gjetjen e vaksinës kundër kancerit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco