‘Vaksinat ruse të dorëzuara, janë ndryshe nga të testuarat’/ Sllovakia ngre dyshime për Sputnik V

‘Vaksinat ruse të dorëzuara, janë ndryshe nga të testuarat’/ Sllovakia ngre dyshime për Sputnik V

17:23, 08/04/2021
A+ Aa A-

Në Sllovaki, Sputnik ngre dyshime të mëdha midis ekspertëve.

Instituti Kombëtar i Kontrollit të Barnave (Sukl) ka njoftuar se ka analizuar dozat e vaksinës ruse të mbërritura në vend dhe zbuloi se ato nuk do të kishin të njëjtat veti si substancat e përdorura në testet dhe në studimet e botuara në revistën mjekësore Lancet.

Qeveria sllovake, e cila hyri në krizë pikërisht për porosinë ruse të vaksinave, ende nuk ka vendosur nëse do të vaksinojë popullatën me këtë vaksinë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Moskës, e cila e quan këtë një lajm të rremë dhe një fushatë dezinformimi dhe provokimi nga ana e Sllovakisë. Në llogarinë e Sputnik V në Tëitter thuhet se: “Për fat të keq, kundërshtim me kontratën ekzistuese dhe në një akt sabotimi, Instituti Kombëtar i Kontrollit të Barnave (Sukl) i Sllovakisë ka testuar Sputnik V në një laborator që nuk është pjesë e rrjetit të laboratorëve zyrtarë të kontrollit të ilaçeve të BE (OMCL) edhe nëse këto ishin në dispozicion. Sukl ka nisur një fushatë dezinformimi kundër Sputnik dhe planifikon provokime të mëtejshme . Cilësia e Sputnik V është konfirmuar nga autoritetet rregullatore të 59 vendeve”, thuhet në postim./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco