Raporti/ Ja pse vendet si SHBA, Britani kanë numër të lartë të vdekjeve nga COVID

Raporti/ Ja pse vendet si SHBA, Britani kanë numër të lartë të vdekjeve nga COVID

12:06, 04/03/2021
A+ Aa A-

Një raport i ri ka zbuluar se vendet me një popullësi të lartë mbipeshë kanë nivelet më të larta të vdekjeve nga COVID-19.

Gati 2.2 milion nga 2.5 milion viktima nga COVID-19 ishin në vendet me nivele të larta të njerëzve me mbipeshë, thuhet në raprotin e Federatës Botërore të Obezitetit.

 Belgjika renditet e para për sa i përket nivelit më të lartë të vdekjeve midis vendeve ku mbi 50 përqind e popullsisë së rritur është mbipeshë dhe ndiqet nga Sllovenia dhe Britania e Madhe.

Italia dhe Portugalia renditen në vendin e pestë dhe të gjashtë në listë, ndërsa SHBA është vendosur në vendin e tetë. 

Vietnami, i cili ka nivelin e dytë më të ulët të vdekjes nga koronavirusi globalisht, ka nivelin më të ulët të njerëzve mbi mbipeshë. 

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se raporti duhet të veprojë si një thirrje zgjimi për qeveritë që të marrin masa për të kontrolluar mbipeshën. 

"Investimi në shëndetin publik për të trajtuar shkaqet themelore të mbipeshes është një nga mënyrat më të mira për vendet për të ndërtuar qëndrueshmëri në sistemet shëndetësore post-pandemike: ne i nxisim të gjitha vendet të kapin këtë moment," tha ai. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco