Lufta me koronavirusin/ OBSH: Ja kur pritet që bota të çlirohet nga COVID-19

Lufta me koronavirusin/ OBSH: Ja kur pritet që bota të çlirohet nga COVID-19

08:35, 02/03/2021
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka parashikuar se COVID-19 nuk do të eliminohet deri në fund të vitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar sot se është joreale të pritet që bota do të heqë qafe koronavirusin deri në fund të këtij viti.

Drejtori i OBSH-së për situatat emergjente Mike Ryan tha, megjithatë, se tragjedia e krizës së koronavirusit mund të shmanget duke zvogëluar numrin e viktimave.

Gjitashtu edhe të pacientëve në spitale, raporton “Guardian”.

Numri botëror i rasteve me Covid-19 javën e kaluar shënoi rritje për herë të parë në gati dy muaj. Rastet e raportuara u shtuan në katër nga gjashtë rajonet e OBSh-së: të dy Amerikat, Evropë, Azi Juglindore dhe Mesdhe Lindor.

“Jemi duke punuar për ta kuptuar më mirë shtimin e rasteve në këto rajone. Disa prej tyre duket se kanë ndodhur për shkak të lehtësimit të masave, qarkullimit të vazhduar të varianteve dhe pakujdesisë së njerëzve”, shtoi Ryan.

Sipas tij, vaksinat do të ndihmojnë për shpëtimin e jetës së njerëzve, por do të ishte gabim nëse shtetet mbështeten vetëm në vaksina. “Masat e shëndetit publik mbesin themeli i reagimit”, tha Ryan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco