AstraZeneca i shet aksionet e saj, Modernës për një shumë marramendëse

AstraZeneca i shet aksionet e saj, Modernës për një shumë marramendëse

09:10, 01/03/2021
A+ Aa A-

Kompania farmaceutike dhe biofarmaceutike shumëkombëshe britanike-suedez, AstaraZeneca Plc i ka shitur 7.7 % të aksioneve të saj kompanisë faramceutike dhe bioteknologjike amerikane Moderna Inc për më shumë se 1 miliard dollarë, pasi aksionet e saj u rritën pas nxjerrjes në treg të vaksinës anit-covid.

Raporti shtoi se nuk ishte e qartë periudha që AstraZeneca me bazë në Britani shiti aksionet e saj Modernës.

AstraZeneca po mban një partneritet me Modernën për trajtime të tjera të sëmundjeve dhe mund të shesë vaksinën e saj AstraZeneca / Oxford University COVID-19 në një bazë tregtare në të ardhmen nëse virusi bëhet endemik, shtoi raporti.

Moderna vaksina e së cilës është miratuar për përdorim urgjent në SHBA, tha javën e kaluar se priste që nga shitja e kësaj vaksine të merrte 18.4 miliardë dollarë këtë vit.

Në dhjetor 2020, dhe kompania e bioteknologjisë, Merck i shiti aksionet e saj Modernës, në mes të zhvillimit të vaksinës anti-covid.

Merck shiti investimet saj të drejtpërdrejta në Moderna gjatë gjysmës së parë të tremujorit të katër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco