Kaluat Covid-in por ndjeni shqetësime? Mjekët italianë rekomandojnë ujërat termale për rimëkëmbjen

Kaluat Covid-in por ndjeni shqetësime? Mjekët italianë rekomandojnë ujërat termale për rimëkëmbjen

19:18, 27/02/2021
A+ Aa A-

Banjot në ujërat termale në qytetin e Pisas në Itali është rekomandimi i mjekëve për rimëkëmbjen e pacientëve, të prekur nga koronavirusi, e që vuajnë nga problemet e frymëmarrjes.

Edhe pse ka shërbyer gjithnjë si qendër rehabilitimi e fizioterapie, sot drejtuesit e saj thonë se ujërat termalë kanë cilësinë unike, që të ndihmojnë në rimëkëmbjen e pacientëve tashmë të shëruar nga Covidi por që vuajnë pasojat e tij.

“Ideja na erdhi pasi vëzhguam disa pacientë me koronavirus. Vumë re se pjesa më e madhe e pacientëve që erdhën këtu pasi u shëruan, kishin nevojë për trajtim me hidro-terapi. Dhe sot jemi të ndërgjegjshëm për faktin se burimi I ujërave termalë është një element kyç për rimëkëmbjen më të shpejtë të pacientëve, kryesisht për sistemin e frymëmarrjes. Historia ndër dekada ka treguar se ujërat termalë kanë këtë funksion”, thotë Eduardo Falzone, drejtues i qendrës së rehabilitimit.

Një prej pacientëve në këtë qendër është një i ri, që sot po shërohet nga covidi dhe po synon që fuqinë e lëvizjes ta rimarrë falë fizioterapisë në një nga pishinat me ujë termal.

Ujërat termalë në këto raste, pastrojnë dhe filtrojnë vetë sistemin e frymëmarrjes. Pavarësisht mbylljes së qendrave estetike apo palestrave për shkak të masave anti-covid, këto qendra kanë qëndruar hapur gjatë të gjithë kohës, pasi ndihmojnë në rehabilitimin e të prekurve me koronavirus./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco