Studimi/ Ata që kanë kaluar COVID-19, janë 10 herë më të mbrojtur nga infeksioni

Studimi/ Ata që kanë kaluar COVID-19, janë 10 herë më të mbrojtur nga infeksioni

09:26, 27/02/2021
A+ Aa A-

Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetë herë më të mbrojtur se ata që nuk janë infektuar asnjëherë.

Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Internal Medicine”.

Konkluzioni ka dalë pas analizës së testeve të antitrupave për 3.2 milionë pacientë amerikanë, nga 1 janari deri më 23 gusht të vitit të kaluar.

Deri tani ka pasur disa raste të dokumentuara të ri-infektimit që kanë ngritur shqetësimet se të mbijetuarit nuk fitojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar një infektim të dytë.

Studimi jep një përgjigje lehtësuese, por ajo që mbetet e paqartë është se sa zgjat imuniteti dhe cili do të jetë ndikimi i varianteve.Studimi në fjalë është financuar nga qeveria amerikane dhe është kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit.

"Ka një rënie dhjetëfish, e cila në thelb është një ulje 90% e rrezikut për ata që i kanë antitrupat", thotë Doug Loëy, bashkëautor i studimit.

Por edhe studiues të tjerë e mbështesin këtë përfundim.

"Ky është një lajm inkurajues, pasi sugjeron që sistemi imunitar po gjeneron një përgjigje të fortë ndaj infeksionit, e cila ka të ngjarë të luajë rol në mbrojtjen nga një infektim i dytë", thotëJennifer Juno, kërkuese shkencore në Universitetin e Melburnit.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco